Felipe Melo gjithnjë “killer”, hedh K.O. talentin e madh të Realit

Kur përmendim emrin Felipe Melo, në radhë të parë na vijnë ndërmend ndërhyrjet brutale dhe sherret e mesfushorit brazilian, nga Italia deri në Turqi e Brazil.

Tani Melo luan për Palmeirasin dhe vazhdon të bëjë “killerin”. Dje Palmeirasi barazoi 1-1 në transfertë me Santosin dhe ka bërë xhiron e uebit një faull i Felipe Melos ndaj Rodrigos, super talentit të Santosit që nuk ka mbushur ende 18 vjeç, por është blerë me kohë nga Reali i Madridit, për 40 milionë euro.

Në fillim të ndeshjes Melo ndali një kundërsulm të Rodrigos me një faull të frikshëm, që i kushtoi vetëm një karton të verdhë. Ndërkaq, Rodrigo nuk luajti dot deri në fund të ndeshjes dhe do të mungojë në ndeshjen e e ardhshme të Santosit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *