Zyrtare: Kastrioti firmos me kampionin e Malit të Zi

0

Kastrioti vijon fushatën e përforcimeve, sepse sot ka firmosur kontratë 2-vjeçare edhe me mbrojtësin malazez Nikola Stijepoviç.

Duke gjykuar nga të dhënat, duket një goditje mjaft cilësore, sepse bëhet fjalë për një mbrojtës 24-vjeçar, ish-anëtar i Malit të Zi U21 dhe lojtar kyç te Sutjeska prej 7 vitesh, duke fituar edhe tre tituj kampionë.

Vetëm sezonin e fundit Stijepoviç pati një problem që e la jashtë nga shtatori deri në mars, ndaj kalimi në Shqipëri duket edhe si një tentativë për të kapur sërish maksimumin duke luajtur rregullisht.

Mbrojtësi i majtë në fakt ka kohë që bisedon me Kastriotin dhe u duk se arriti marrëveshjen para pak ditësh, se bashku me një sulmues të ri të Sutjeskës, por më pas gjithçka u ndal dhe u duk se u harrua si histori. Tani Kastrioti ka vendosur të firmosë me mbrojtësin, që mund të bëhet i rëndësishëm në Krujë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.