Felaini dhe karriera angleze: Po më quajnë vrasës

0

Maruan Felaini është i dëshpëruar me trajtimin që i bëhet në Angli. M mesfushori belg i Mançester Junajtid po mendon seriozisht largimin nga Anglia, ku sipas tij e kanë etiketuar “vrasës”, për shkak të përmasave fizike dhe lojës së tij agresive.

Mançester Junajtid po mundohet t’i rinovojë kontratën, por duket qartë që mesfushori belg është i mërzitur dhe ndoshta kërkon sistem im në kampionat tjetër, duke lexuar deklaratat e tij për revistën belge Humo: “Më konsiderojnë një lojtar agresiv, një vrasës. Fiton skuadra që e dëshiron më shumë fitoren, por ka pasur raste kur unë kam bërë rolin e të keqit në sytë e njerëzve.

“Çfarë duhet të bëj kur më shkulin flokët? Duke shaka, por është realisht e dhimbshme.

“Sezonin e shkuar u pezullova pas derbit kundër Sitit, pasi më akuzuan se godita me kokë Agueron. Ai m’u afrua dhe pastaj u rrëzua pa e prekur unë, por mora karton të kuq.

“Lojtarët mundohen shpesh të më provokojnë, por a e dini sa kartonë të verdhë mora sezonin e shkuar? 4, në 45 ndeshje. Nuk ia kam shkatërruar askujt karrierën”.

Ndonëse nuk është një idhull për tifozët e Mançester Junajtid, klubi i kuq i ofron një kontratë të re me 7.2 milionë sterlina në sezon, shifër e jashtëzakonshme.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image