Kozniku dhe Kukësi: Nëse nuk më kontakton presidenti…

Ardian Kozniku te Kukësi ishte një mundësi reale ditët e fundit, por duket se gjithçka ka marrë fund dhe kjo jo sepse ish-futbollisti i famshëm ka refuzuar.

I kontaktuar nga Korneri.net në Kosovë, Kozniku ka treguar të vërtetën e bisedimeve me Kukësin, që në fakt nuk i mohon, por nga ana tjetër sqaron diçka të rëndësishme për të: nuk ka pasur asnjë bisedë të drejtpërdrejtë me presidentin Safet Gjici dhe në këtë mënyrë ai nuk mund të pranojë asnjë ofertë.

Kam pasur telefonata, por asnjëherë nga ata që do të duhej të më telefonin. Nuk kam pasur ofertë konkrete nga Kukësi, pasi gjitha që janë shkruar për mua janë të pavërteta. Nuk me ka telefonuar presidenti i klubit, sepse vetëm ai mund të më ftojë. Jam i hapur për bisedime, mirëpo po ju përsëris edhe njëherë, mund të ulem vetëm me njerëzit kompetentë, me askënd tjetër më poshtë se presidenti”, deklaron Kozniku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online