Emocionuese: Marselo i shkruan letër lamtumire Ronaldos

Mbrojtësi i Real Madridit, Marselo, ka pritur gjatë, por tani që ka përfunduar gjithçka dhe Ronaldo ka shkuar te Juventusi, braziliani ka vendosur të flasë, edhe pse me një mesazh në rrjetet sociale, duke iu drejtuar portugezit legjendar.

Kujt i shkonte mendja Kris!!! Është koha për të thënë lamtumirë.

Të betohem që nuk e mendoja kurrë se do vinte kjo ditë.

Megjithatë, në jetë asgjë nuk zgjat përjetësisht, ndaj shpresoj që të jesh i lumtur në udhëtimin tënd të ri.

Kam kaluar thuajse 10 vite krah teje, 10 vite gëzim, futboll i bukur, fitore, humbje dhe momente të mrekullueshme!

Mësova shumë prej teje, përkushtimi yt është gjëja më e çuditshme dhe anormale që kam parë në ndonjë sportist.

Të uroj gjithë të mirat, ty dhe familjes tënde.

Do të më marrë malli për analizat e tua para ndeshjes, kur gjeje rezultatin e takimit, si dhe për momentet para finaleve, kur na jepje zemër me eksperiencën dhe dashurinë tënde.

Jam krenar që kam luajtur me ty, jo sepse JE LOJTARI MË I MADH NË BOTË, por për atë që je si person!

 Kur ta mbyll me futbollin do ulemi në një bar, do marr një birrë dhe do tregojmë shumë histori dhe foto që kemi së bashku.

Po po, do bashkohemi sërish!”.

Quem diria hein Cris!!! É mano chegou a hora de dizer até logo… Te juro q nao imaginava que esse dia chegaria! Mas nada nessa vida é pra sempre, espero q vc seja muito feliz na sua nova caminhada. Foram quase 10 anos do teu lado, 10 anos de alegria, bom futebol, vitorias, derrotas e momentos maravilhosos! Aprendi muito com vc, sua dedicação é a coisa mais bizarra q eu vi em um atleta. Tudo de bom pra vc e sua linda familia! Vou sentir saudades das nossas resenhas antes dos jogos quando vc acertava o resultados e antes das finais nos tranquilizava com tua experiência e o carinho com os mais jovens! Tenho orgulho de ter jogado contigo nao por que VOCE SEJA O MAIOR JOGADOR DA P#RR% TODA e sim pela pessoa q você é!!! quando eu parar de jogar vou sentar no bar tomar uma cerveja e vou contar vaaarias historias e mostrar todas as nossas fotos ? Ja ja tamo junto de novo ??? #M12 ??

A post shared by Marcelo Vieira Jr. (@marcelotwelve) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *