Emiri përshëndet vëllanë, zbulon ofertën korçare

Vëllai i Suadit do të luajë për Rabotniçkin edhe për 6 muaj, ndërkohë që pranon se edhe ai ka pasur ofertë nga korçarët

Dy vëllezër që luanin bashku për Rabotniçkin në Maqedoni. Asnjëherë nuk ishin ndarë, por tashmë vëllai më i madh, Suadi, ka ardhur në Korçë. Emiri qëndroi në Maqedoni dhe sigurisht që ndarjet asnjëherë nuk janë të mira. Vetë Emiri ka folur dje ekskluzivisht për “Sport Ekspres” nga Maqedonia, duke dashur të përshëndesë vëllanë e tij për ekipin e ri, por edhe të zbulojë fakti se ka pasur ofertë nga Skënderbeu. Emir Sahiti thuhet se ka pasur oferta edhe nga Dinamo e Zagrebit, por thekson se do të qëndrojë te Rabotniçki, të paktën deri në janar.

Dje në mbrëmje Emir Sahiti ka publikuar në faqen e tij një foto të prezantimit të vëllait te Skënderbeu. Për gazetën ai u shpreh: “I uroj me gjithë zemër suksese vëllait tim në klubin e ri! Besoj shumë se ai do të t’i kryejë më së miri detyrat që ka klubi. Jam i bindur se Suadi do të japë maksimumin për të marrë më të mirën Skënderbeu në grupet e Europa League. Në fakt, kam keqardhje, pasi gjithmonë kemi qenë bashkë. Ishte shumë e vështirë që u ndamë një ditë më parë, por kjo është jeta e sportit. Në fund të fundit, një ditë do të ndaheshim, sepse kishim synime prej vitesh të shkonim në klube të mëdha. Mos u çudisni, nëse bashkohen sërish vëllezërit Sahiti. Personalisht, kam pasur ofertë nga Skënderbeu, por kam shumë dëshirë të shkoj në një ekip tjetër në Europë. Jam shumë i ri dhe ju them se të paktën deri në janar do të jem këtu te Rabotniçki, më pas nuk e di. Suksese vëllai im!”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *