Eliminimi nga Kupa, Luftëtari: Analizë e thellë, do merren masa!

0

Mërzia dukej dukshëm ditën e djeshme. Te Luftëtari nuk e fshihnin dot, pasi një humbje 5-3 dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë sigurisht që djeg shumë. Në klubin bluzi, një ditë pas ndeshjes, pasi janë qetësuar, kanë dalë edhe më një deklaratë ku shprehen se do të ketë edhe masa.

“Klubi i Futbollit Luftëtari është mjaft i shqetësuar lidhur me eliminimin e skuadrës nga Kupa e Shqipërisë dhe për më tepër me një rezultat që nuk i shkon për shtat ekipit tonë. Stafi drejtues është duke marre masat e nevojshme që paraqitje të tilla të mos kenë më vend tek ne. Luftëtari do të bëjë një analizë të thellë për këtë humbje me këto shifra.

Rezultatet e analizës dhe masat që do të merren do të bëhen publike në ditët në vijim. Luftëtari ishte në prag të historisë, pasi për ne finalja e Kupës së Shqipërisë do të ishte e para dhe për më tepër që Kupa ishte objektiv i klubit, si rruga e vetme që do ta çonte Luftëtarin sërish në Kupat e Europës.

Mbetemi të vendosur që të sigurojmë matematikisht mbijetesën dhe më pas të analizojmë një sezon ku sigurisht meritonim më tepër. Luftëtari shumë shpejt do të jetë aty ku të gjithë e duam”, shkruhet në deklaratën që klubi gjirokastrite ka shpërndarë për mediat.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.