Egnatia i frikësohet vetëm…të ftohtit

0

Fatmir Efica

Përveç shumë faktorëve që kanë ndikuar që Egnatia të mbajë një pozicion shumë komod duke qenë për shumë javë në vendin e dytë, ndër pikët më të forta të kësaj skuadre ka qenë e mbetet portieri Oltion Haremi. Numri i pakët i golave të pësuar prej tij (8 në 17 javë), si dhe ka arritur të presë edhe tre 11-metërsha, janë dëshmi e qartë se Haremi sportivisht nuk trembet te asgjë për sfidën e sotme në Pukë. Dje, portieri ka thënë diçka tjetër në lidhje me vështirësitë që mund të paraqesë ndeshja. Sipas tij është moti i acartë e me shumë dëborë si dhe temperaturat e ulëta që ka qyteti i Pukës, por edhe gjendja që do paraqesë terreni i ndeshjes në situata të këtilla. “Dëshiroj të gjejmë kushte sa më optimale për këtë ndeshje, pasi ne nuk jemi mësuar në fakt me luajtjen në mot të keq. Një provë, ishte ndeshja e fituar 1-0 në Rrogozhinë me kryesuesit e Kastriotit. Atë ditë moti ka “gjëmuar” si kurrë ndonjëherë dhe shiu me “gjyma” bëri që ndeshja të ndërpritej pas pjesës së parë. Ndërsa pjesa e dytë u luajt të nesërmen, pra pas 24 orësh. Kjo gjë në solli fat. Ne ishim në lartësinë e duhur për të fituar atë takim. Do të kemi po të njëjtin sens për të shpalosur dhe në Pukë aftësitë tona më të mira si skuadër që në çdo ndeshje kemi bërë vetëm llogaritë tona dhe jo të kundërshtarëve që kemi pasur përballë, pavarësisht halleve që mund të ketë pasur njëra apo tjetra skuadër. Ne nuk na ka falur kurrkush asgjë, prandaj dhe do të luajmë në fushë burrërisht. Haremi deklaron në mbyllje se “le të buzëqeshë në fund për rezultatin ajo skuadër që do të gabojë më pak”.    

Formacioni i mundshëm: Haremi, Vogli, Rexhepi, Nako, Dosti, Baze, Anthoni, Melani, Okebuku, Mile, Agbodike. Trajner: V. Gjonaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.