Tërbuni luan një finale, klubi pastron fushën

Drejtuesit e ekipit të Tërbunit kanë marrë masat dhe gjatë gjithë ditës së djeshme kanë pastruar dëborën në fushën e stadiumit “Ismail Xhemali” të qytetit të Pukës. Pukjanët edhe pse përballë do të kenë skuadrën e Egnatias, kanë synim vetëm marrjen e 3 pikëve. Këtë mendim ka edhe mesfushori me tipare sulmuese, Donald Saliaj, një nga titullarët e skuadrës pukjane. “Luajmë një nga ndeshjet më të vështira në fushën tonë. Egnatia është një ekip që meriton respekt maksimal. Luajmë para tifozëve tanë dhe synimi ynë i vetëm është marrja e 3 pikëve. Ne nuk i meritojmë këto pozita, por struktura e kampionatit e tillë është. Ftoj tifozët tanë që të na mbështesin”,- ka thënë mesfushori me tipare sulmuese i skuadrës pukjane, Donald Saliaj.

Formacioni i mundshëm: Rexhepi, Beci, Balaj, Prendi, Rustemaj, Saliaj, Mezini, Nimani, Shaba, Gjini, Hoxhaj. Trajner: K. Krepi.

Gani Pema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online