Egnatia fillon rinovimet, firmos kapiteni

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar rinovimin me qendërmbrojtësin Jurgen Vogli. Futbollisti 26-vjeçar do të mbetet pjesë e skuadrës rrogozhinase edhe për sezonin e ardhshëm. Ky është sezoni i tretë radhazi që futbollisti peqinas aktivizohet me skuadrën e Egnatias.

NJOFTIMI I KLUBIT

Kapiteni mbetet sërish pjesë e Egnatias. Jurgen Vogli rinovon edhe një edicion me Egnatian, shtatlarti i mbrojtjes pas negociatave me drejtuesit ka rënë dakord për të qenë pjesë e projektit të ri që nis ditën e hënë. Vogli ka mbajtur shiritin e kapitenit në disa takime ku ka treguar se është një lider në mbrojte.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *