Edi Reja në stadium, “demat” në fokus të kombëtares

0

E kishte premtuar dhe e ka mbajtur, fjalën. Edi Reja është shfaqur sot në stadium dhe do të ndjekë ndeshjen mes Partizanit dhe Karabakut, e vlefshme për turin e parë të Champions League.

Italiani është së bashku me Hamdi Salihin dhe Ervin Bulkun, pjesëtarë të stafit kuqezi. Lojtarë si Esat Mala dhe Bruno Telushi janë nën vëzhgim, ndërkohë që edhe Erald Çinari, Jasir Asani dhe Esin Hakaj mund të bien në sytë e teknikut Reja me një paraqitje të mirë. Alban Hoxha dihet, është pjesë e kuqezinjve.

I pranishëm në stadium ka qenë dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka. Numri një i FSHF-së nuk mungoi në ndeshjen e parë europiane të skuadrave shqiptare dhe ndoqi Partizanin nga tribuna e “Selman Stermasit”.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.