Edhe Torpedo vuan prej vizave, gjeorgjianët nuk ndihen të kualifikuar

Ashtu si Kukësi, edhe skuadra e Torpedo Kutaisit ka vuajtur çështjen e vizave. Dy lojtarë të skuadrës gjeorgjiane nuk arritën të hynin në Shqipëri, për të qenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit në turin e tretë të Europa League. Megjithatë, trajneri Kakhaber Ketiani nuk e ka bërë dramë.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, drejtuesi i stolit të Torpedos, përjashtoi skuadrën veri-lindore nga çdo përgjegjësi për atë që ndodhi. “Edhe neve në këtë ndeshje na mungojnë dy lojtarë për shkak të problemeve me vizat, por nuk mund të fajësojmë Kukësin për asgjë. Jemi një skuadër futbolli dhe jo një Ambasadë që jep vizat, gjithçka ka rregullat e veta”, tha tekniku.

“I nisëm procedurat e vizave përpara dy javëve, por nuk kemi marrë përgjgije për vizat e padhëna. Të gjitha pyetjet tona janë injoruar. Përsa i takon qëndrimit në Shqipëri dhe hotelit, gjithçka ka qenë në rregull”, shtoi Ketiani. Duke folur për ndeshjen, trajneri i Torpedos nuk pranon të dëgjojë se ekipi i tij mund të ndihet i kualifikuar, pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë.

“Një fitore me këto shifra përbën një avantazh, por nuk mjafton për t’u shlodhur. Ka shumë shembuj kur pas një rezultati të thellë në ndeshjen e parë, më pas vjen edhe përmbysja. Lojtarët e kuptojnë të gjithë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe do të jenë maksimalisht të përqendruar në fushë”, deklaroi trajneri i ekipit gjeorgjian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *