“Edhe ne shënuam më shumë se PSG në Madrid”

E mbani mend një ndeshje të Real Madridit në nëntor, në Kupën e Mbretit, kundër Fuenlabradas? Kush është ky, do thoni… Klub modest në divizionin e tretë spanjoll, që kur shorti e vendosi përballë Realit festoi sikur të kishte fituar Kupën e Botës. Nuk i interesonte askujt kualifikimi, normale, thjesht të luajturit në Bernabeu ishte plotësimi i një ëndrre të madhe.

Pikërisht në Bernabeu Fuenlabrada shënoi 2 gola, duke barazuar bujshëm 2-2, edhe pse përballë ishin rezervat e Realit.

Tani klubi i vogël spanjoll bën humor dhe vë në lojë PSG-në, që mbrëmë u mund 3-1 në Madrid.

“E pra, po, PSG shënoi një gol më pak se ne në Madrid”, shkruan në faqen e vet në Twitter Fuenlabrada.

Nejmar me shokë duhet t’ua japin përgjigjen në ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *