E zbulojnë në Itali, Gjimshiti ofertë ruse

0

Benevento verën e shkuar transferoi Ledian Memushajn dhe Berat Gjimshitin, lojtarë që tanimë kanë ndryshuar skuadër. Mesfushori vlonjat u rikthye te Peskara, kurse mbrojtësi tek Atalanta që zotëron kartonin e tij dhe e kishte dhënë në huazim.

U mendua se qendërmbrojtësi do të mbetet te skuadra nga Bergomo, pasi ka nevojë për lojtarë në prapavijë dhe shanse për të ndodhur kjo ka. Gjithsesi jemi në kohë merkatoje dhe për Gjimshitin ka një ofertë së fundmi.

Mbrojtësin e Shqipërisë e kërkon skuadra e Krasnodarit në Rusi, sikurse raportojnë mediet në Itali. Sigurisht që për të ardhmen e tij është Atalanta që vendos. Në të shkuarën mbrojtësi është huazuar tek Avelino, si dhe në Zvicër.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.