E pabesueshme: Senegali pësonte gol, Gueje “priste autobusin”

0

Senegali u eliminua dje, në mënyrë mizore, sepse vetëm një karton i verdhë më shumë se Japonia rezultoi fatal.

Megjithatë, sot në Twitter tifozët kanë evidentuar diçka që askush nuk e kishte kapur dje.

Kur Jerri Mina shënoi golin vendimtar që i dha fitoren Kolumbisë, mesfushori i Senegalit Idrisa Gueje mund të kishte shmangur gjithçka.

Futbollisti i Evertonit ishte në shtyllën e parë, por as që e kishte mendjen kur erdhi krosi dhe nuk lëvizi fare kur Mina goditi me kokë, edhe pse topi ishte më pranë tij, sesa portierit.

Pyetja e madhe që qarkullon online është: çfarë dreqin po mendonte Gueje?

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.