E marta, ditë zyrtarizimesh te Lacio

Hoakin Korrea dhe Milan Badelj janë dy lojtarët më të rinj të Lacios. Dopio-goditje e Tares dhe të hënën futbollistët priten të zbarkojnë në Romë. Një ditë më pas, ata do të kryejnë vizitat mjekësore për të konkretizuar gjithçka me firmosjen e kontratave.

Për 23-vjeçarin Korrea, Lacio pagoi 16 milionë euro te Sevilja, me lojtarin që do firmosë një kontratë 5-vjeçare me 1.5 milionë euro në sezon.

E njëjta rrogë dhe për ish-mesfushorin e Fiorentinës. Badelj ishte një lojtar i lirë dhe Tare fitoi konkurrencën me disa klube, duke bindur kroatin, i cili do firmosë një kontratë 4-vjeçare me 1.5 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *