Imobile flet mbi të ardhmen dhe hedh batuta për Ronaldon

Sulmuesi i Lacios, Çiro Imobile ka folur rreth të ardhmes së tij. Italiani me 29 golat e shënuar vjet, u shpall golashënuesi më i mirë në Serie A.  Kohët e fundit është përfolur për një largim të mundshëm të tijin nga kryeqytetasit, por Çiro i mohon këto zëra. Interesimit të Tonenhemit ai i përgjigjet se ndihet mirë te Lacio.

“Ndihem i lumtur dhe krenar për arritjet e mia sezonin e kaluar.”,- u shpreh lojtari i kombëtares Italiane.  Më tej ai shtoi: “Dua të zgjas kontratën time te Lacio edhe më gjatë, por do të flasë me drejtorin Tare dhe presidentin Lotito pasi ata të lirohen nga angazhimet e momentit me merkaton.”

Pasi u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2017/2018, Immobile nuk mendon se do ta arrij sërish këtë gjë me ardhjen e Ronaldos në Itali.  “Ai do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, si në fushë ashtu edhe në garën për të qenë golashënuesi më i mirë, prandaj ndihem me fat që e fitova vjet këtë titull personal”,- përfundoi Imobile

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online