E la Lacion në baltë, Milinkoviç-Saviç u shkruan tifozëve

0

Plot krenari, në çdo intervistë në muajt e shkuar presidenti i Lacios Klaudio Lotito mburrej se ka refuzuar mbi 100 milionë euro për Sergej Milinkoviç-Saviç.

Me siguri tani po mallkon ditën dhe telefonatën ku tha “jo”, nëse vërtet ka marrë ofertë aq të çmendur për serbin, i cili këtë sezon ka qenë hije e vetvetes dhe sot bëri gafën e rëndë, tradhtoi ekipin në një moment vendimtar.

Kundër Kievos së rënë nga Seria A, mesfushori mori një karton të kuq absurd duke goditur me shkelm një kundërshtar, ndërsa më pas Kievo përfitoi dhe mori 3 pikët që i shkatërrojnë gjithë shpresat e Lacios për vendin e katërt.

Në mbrëmje Milinkoviç-Saviç është munduar të bëjë paqe me tifozët, duke kërkuar falje me një postim në Instagram.

“Dua t’u kërkoj falje shokëve, tifozëve dhe gjithë popullit lacial. Nuk do ndodhë më, më vjen keq që ndodhi në një moment aq të vështirë, dua ta harroj sa më shpejt. Nuk dorëzohemi, do të luftojmë deri në fund“.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.