E fundit/ Gjasula në konferencë: Mora këshilla nga vëllai, e prita shumë këtë ditë

0

Kuqezinjtë do të zhvillojë ndeshjet e radhës për kualifikueset e Europianit, më saktësisht atë kundër Francës dhe Islandës. Në konferencën për shtyp te “Tropikali” ka qenë edhe prurja e re e Rejës, Klaus Gjasula.

Mesfushori i Paderbornit është duke kaluar momentin më të mirë në karrierë, ndërsa shprehet se për të qenë sa më në formë te Kombëtarja, ka marrë këshilla edhe nga vëllai i tij Jurgeni, që ka qënë më parë pjesë e kuqezinjëve.

“E kam pritur këtë ditë shumë gjatë dhe do të jap gjithçka. Do të ishte fantastike që të luaja, por do ta vendosë trajneri. Në vitet e fundit nuk e kam menduar që do të mbërrijë deri këtu. Tani luajë në “Bundesligë” dhe normalisht që mbërrin ftesa. Kam folur me vëllain tim, Jurgenin, për shumë gjëra pasi ka qënë pjesë e Shqipërisë. E di sesi ecin punët këtu dhe më ka dhënë disa këshilla. Lojtarët dhe trajneri bën gjithçka për t’u ambientuar sa më mirë”, ka thënë Klaus Gjasula. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.