E bujshme/ Gjigandët skocezë ofertë për Lindon Selahin, e refuzon të parën Twente

Lindon Selahi është një prej talenteve të spikatur për t’u pasur në vëmendje nga Kombëtarja. Lojtari i Twentes ka shkëlqyer edhe në këtë sezon, duke qenë nga më të vlerësuarit në Holandë.

Ndërkohë një ofertë të parë e ka refuzuar ekipi holandez për futbollistin shqiptar. Celtic ka kërkuar shërbimet e Lindon Selahit, duke dhënë një ofertë zyrtare te Twente. Por këta të fundit e kanë refuzuar të parën për shkak se ishte e ulët në aspektin financiar. Tashmë pritet të shihet nëse do të ketë një tjetër ofertë nga ana e gjigandëve skocez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *