E FUNDIT/ RTSH fiton tenderin për “Champions League”, do të vijë pa pagesë për tre sezone

RTSH ka arritur të fitojë tenderin ndaj kompanive private televizive për të transmetuar “Champions League”. Nëpërmjet një njoftimi të fundit theksohet se është bërë një sakrificë e madhe financiare për të parakaluar të tjerët në këtë garë, që të fitohej e drejta e transmetimit.

Bëhet fjalë për tre sezonet e ardhshme, 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Duke nisur që nga muaji gusht i vitit të ardhshëm, të gjitha këto takime do të vijnë falas dhe pa asnjë detyrim shtesë për shikuesit shqiptarë, që nuk janë të detyruar për të blerë aparate të tjera që të ndjekin magjinë e “Champions League”. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë

UEFA CHAMPIONS LEAGUE në RTSH

Transmetuesi Publik plotëson ëndrrën e shqiptarëve, duke sjellë pa asnjë pagesë shtesë në ekran, sezonet 2021-2024…

Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojë UEFA Champions League për sezonet 2021-2022, 2022-2023 dhe 2023-2024. Televizioni publik fiton tenderin e të drejtave televizive organizuar nga UEFA dhe tashmë ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për paketën e transmetimit pa pagesë në territorin shqiptar duke filluar nga muaji Gusht i vitit të ardhshëm. RTSH konfirmohet edhe një herë tjetër një partner serioz për institucionet të tilla si UEFA apo FIFA që i kanë besuar kompeticionet më të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Duhet përmendur fakti që Transmetuesi Publik ka kryer një sakrificë shumë të madhe financiare për të parakaluar në tender operatorët privatë dhe për ti sjellë shqiptarëve kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve në Kontinent pa asnjë pagesë shtesë….

UEFA Champions League dhe Superkupa e Evropës i shtohet kështu paketës fantastike të sporteve në Platformën Digjitale të televizionit publik, duke u radhitur mes vendeve të para në Evropë për sa i përket cfarë ofron në buqetën sportive. Transmetimeve të rëndësishme të futbollit si: Kampionatit Evropian 2021, Kampionatit Botëror 2022, Kupës së Botës për Klube 2020-2022, Kupës së Anglisë 2020-2022, Kupës së Spanjës 2020 -2022, Kupës së Gjermanisë 2020-2022, European Qualifiers, UEFA Nations League, ndeshjeve të gjithë përfaqsueseve të Shqipërisë luajtur në vendin tonë, apo edhe Evropianit U21, i shtohet eventi i eventeve…

Natyrisht që buqeta sportive nuk është kufizuar vetëm tek futbolli. Formula 1 edhe për dy sezone, Moto GP për 3 sezone, Euroliga e Basketbollit 3 sezone, Gjithë Botërorët e sporteve të tjera, apo edhe gjigandët e Ërestlingut amerikan janë tashmë programe që janë përqafuar me kohë nga publiku shqiptar. Duke filluar nga viti 2021, ku RTSH gëzon të drejtën e Evropianit të futbollit, të drejtën ekskluzive të Lojrave Olimpike qershia mbi tortë do të jetë Trofeu i Lakmuar nga gjigandët e futbollit.. Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Bayern Mynih, Juventus e shumë shumë yje të tjerë që do të vijnë pa asnjë pagesë shtesë për herë të parë në Transmetuesin publik.

RTSH plotëson kështu një nga ëndrrat e shqiptarëve të cilët mund të ndjekin ekipet e tyre të preferuara nëpërmjet teknologjisë më të lartë të transmetimit dhe shtrirjes më të madhe të sinjalit, sepse Televizioni publik tashmë mbulon 95% të territorit, ka 13 kanale televizive nga të cilat 3 në standartin Ultra HD, por ka gjithashtu edhe 10 kanale radiofonike apo 6 kanale televizive satelitore. RTSH Tani është një tjetër mundësi e artë për të ndjekur programet e platformës së transmetuesit publik, duke qënë aplikacioni më i vizituar televiziv, aq më shumë tani që shtohet edhe UEFA Champions League. Gjithcka është arritur, pa lëvizur fare taksën e aparatit që mbetet e njëjta me vitin 2011, duke treguar edhe një herë, dëshirën dhe qëllimin madhor…t’i kthejmë publikut televizionin e tyre, pa interferenca politike apo private. Shqiptarët tashmë kanë një arsye më shumë për të thënë: Ky është Radio Televizioni Ynë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online