Dy muaj pritje, Cikalleshi kthehet me gol “të rëndë”

Sokol Cikalleshi kishte mall që që luante në formacion, sepse kishte kohë që ishte mënjanuar, që nga ajo penallti e mallkuar humbur ndaj Antaljasporit, sfidë direkte e mbyllur pa gola. Batdall ia mori vendin në formacion dhe shënoi disa gola me peshë, por në sfidën e së hënës kundër Trabzonsporit erdhi shansi i sulmuesit kuqezi. Titullar, në mungesë të Batdallit, Cikalleshi luajti 90 minuta dhe dha gjithçka për të justifikuar besimin e trajnerit Buz.

Trabzonspori luan për Europën, është superior, por sfida përfundoi në barazim 3-3, me Cikalleshin që ishte protagonist. Trabzonspori shkoi në avantazh 2-0 në pushim, kryesonte 3-1 në minutën e 56-të, por në minutën e 73-të Cikalleshi shënoi golin që rihapi takimin, para se Çagiran të shënonte golin e barazimit në minutën e 83-të.

Një pikë e çmuar për Osmanlisporin, që mbetet i parafundit, por gjithçka është e hapur dhe mbijetesa është një mision i arritshëm, sidomos nëse Cikalleshi luan dhe shënon, si bri ndaj Trabzonsporit, ku gjeti golin e gjashtë në kampionat, të tetin sezonal me ekipin nga Ankaraja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *