“Durmishaj tek Olimpiakos”, Panionios tërbohet dhe del me deklaratë

0

Fiorin Durmishaj po bën mirë te Panionios dhe me golat e tij po e ndihmon skuadrën në kampionat. Nga ana tjetër zërat e merkatos kanë shqetësuar klubin grek. Së fundmi është raportuar nga “to10.gr” se sulmuesi do të kalojë në verë te Olimpiakosi për shumën e 40 mijë eurove.

Kjo ka bërë që Panionios të dalë me një deklaratë dhe ta hedhë poshtë lajmin e publikuar, Sipas klubit grek, e gjitha është një strategji për t’i shpërqendruar para ndeshjes së sotme. Panionios përballet me Apolon Smirnis prej orës 16:15.

“Panionios kategorikisht hedh poshtë lajmin se futbollisti Fiorin Durmishaj ka nënshkruar me një ekip tjetër.  Një lajm i tillë, sidomos në ditën e një ndeshje kaq të rëndësishme si kjo e sotshmja, synojnë të krijojnë tension brenda ekipit tonë”, thuhet në komunikatën e klubit të Durmishajt.

Sulmues  ka realizuar deri më tani gjashtë gola me fanellën e Panionios dhe për të interesimi nga klube të ndryshme nuk mungon. Durmishaj është titullar i padiskutueshëm te Panionos dhe kjo ndodh që vjet, kur ai u aktivizua në 21 ndeshje (16 në formacion) dhe shënoi 4 gola.

Sezoni më i mirë në aspektin e golave ka qenë ai 2016-2017, kur në ligën e dytë greke sulmuesi shënonte 8 gola me fanellën e Lamia. Në të shkuarën ai ka luajtur edhe me Kalithean.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.