“Duhen kontrolle antidopingu për Rusinë!”

Dy fitore impresionuese në dy ndeshjet e para të Botërorit për Rusinë vendase kanë bërë që shumë njerz të habiten, pasi në dy vitet e fundit kombëtarja ruse ishte paraqitur mjaft dobët nëpër miqësore.

Kreu i agjencisë antidoping në Amerikë (USADA), Trevis Tigart, i ka kërkuar FIFA-s që të kryejë kontrolle antidopingu, shkruan Telegraph.

“Kombëtarja ruse duhet të kontrollohet urgjentisht me teste agresive për të mbrojtur besueshmërinë e Botërorit në sytë e publikut. Rregullat ndërkombëtare parashikojnë që përmirësimet e menjëhershme në paraqitjet e një skuadre duhet të hetohen”.

Gjithsesi, FIFA ka sqaruar se Rusia ka qenë pjesë e kontrolleve në prag të Botërorit, edhe pse nuk e zbulon sipas rregullores sasinë e testeve të kryera.

REAGIMI RUS – Presidenti i Federatës ruse, Vjaçeslav Koloskov, e ka cilësuar “ligësia e zakonshme” sulmin e ardhur nga amerikanët. “Bëhet fjalë për një reagim ndaj suksesit të Rusisë në Botëror. Sasia e madhe e kritikave pozitive i irriton amerikanët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *