Drita humbet shansin e jetës, luksemburgasit e mposhtin

Drita është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Europa League-s. Skuadra nga Gjilani ka barazuar në arenën “Adem Jashari” 1-1 duke u eliminuar kështu, pasi skuadra nga Luksemburgu kishte arritur të fitonte në shtëpi me përmbysje.

Edhe pse skuadra kosovare e nisi mirë, duke kaluar në avantazh Limanit skuadra nga Luksemburgu arriti që të barazonte në sekondat e para të pjesës së dytë me anë të Stumpf. Mungesë eksperience nga kampionët e Kosovës, por duhet theksuar se sot kishin mjaft mungesa. Gjithsesi kjo nuk i justifikon drejtuesit që nuk menduan shumë për përforcimet në merkaton e verës.

Pritej një paraqitje më dinjitoze nga Drita, e cila nuk e vlerësoi siç duhet këtë takim dhe në fund e sheh veten jashtë Europe, edhe pse kishte në dorë një shans të artë për të shkruar historinë. Për t’u shtuar se Drita e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Mustafës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *