Pa trajner e me shumë ndryshime, Laçi rinis merkaton

 

 

Pa trajner e me shumë ndryshime, Laçi rinis merkaton

Laçi e ka mbyllur sot aventurën evropiane, me një bilanc mëse të kënaqshëm, mbi të gjitha për faktin se eliminoi një emër të njohur si Anorthosis dhe më pas u eliminua nga Molde, një ekip dukshëm superior, në çdo drejtim. Përtej eliminimit me 5 gola të pësuar ndaj Moldes, Laçi i gëzohet eksperiencës së fituar, paraqitjes së shkëlqyer në Europë me një skuadër me moshë shumë të re dhe mbi të gjitha 500.000 eurove të arkëtuara këtë verë nga UEFA, që i ka rritur ndjeshëm shpërblimet për klubet pjesëmarrëse në kompeticionet e saj, aq sa Laçi praktikisht ka nxjerrë gjithë shpenzimet sezonale.

Megjithatë, tashmë kurbinasit kanë shumë punë përpara. Trajneri Besnik Prenga është larguar, një lajm që në fakt nuk e ka kapur të papërgatitur presidentin Pashk Laska, i cili është njoftuar prej ditësh nga trajneri. Duhet trajner i ri dhe nuk do të jetë e lehtë gjetja e njeriut të duhur, edhe pse Laska shpesh ka befasuar, duke besuar tek emra të rinj dhe ambiciozë, që ia kanë shpërblyer.

UZUNI – Me shumë gjasa pjesëmarrja në Europë ka qenë vendimtare edhe për fatin e Myrto Uzunit. Sulmuesi i Laçit shkëlqeu këtë verë dhe mori elozhe edhe nga trajneri i Moldes, Solskjaer. Mosha e tij e re është një avantazh i madh dhe me shumë gjasa të hënën Uzuni do të niset drejt Kroacisë, sepse marrëveshja me Lokomotivën e Zagrebit është thuajse e mbyllur dhe vetëm ndonjë ofertë e bujshme nga ndonjë klub tjetër mund të prishë gjithçka.

SELMANI – Shumë pikëpyetje ka edhe për portierin e Laçit, Gentian Selmani. Vetëm 20 vjeç, pikë kyçe e skuadrës bardhezi dhe kapiten i saj, talenti i Shpresave ka kohë që ndiqet nga shumë klube dhe tashmë ndoshta ka ardhur momenti të provojë veten në një kampionat të huaj. Gjithsesi, tashmë është vonë dhe lëvizja mund të lihet për në janar.

MBROJTJA – Erjon Hoxhallari dhe Marko Radas tashmë e kanë mbyllur aventurën e shkurtër në Laç, pasi ishin në huazim nga Tirana dhe Skënderbeu. Largimi i tyre krijon gropa të reja dhe Laçi në 2 javët e ardhshme do të duhet patjetër të gjejë lojtarë të tjerë në prapavijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online