Direkt/ Manxhukiç i jep finalen Kroacisë!

Stadiumi: 

KROACI – ANGLI    2-1

Shënues: Perisiç 62′, Manxhukië 110’/ Tripier 5′

122′ Mbyllen shtesat

110′ GOL KROACIA. Manxhukiç realizon pa asistit të Perisiç!

90’+3 Mbyllet ndeshja. Gjithçka në shtesë!

90’+2 KEJN. Godet me kokë brenda zonës, por totalisht gabuar!

81′ Manxhukiç tremb Anglinë, por Pikford i thotë jo në dy kohë

76′ LINGARD. Provon Anglia, me Lingard që në diagonale për pak sa nuk gjen rrjetën

996398142

71′ Shtyllë Kroacia! Sërish Perisiç. E pabesueshme ajo që po ndodh!

62′ GOL KROACIA. Perisiç barazon për Kroacinë pas krosimit të Vrsaljko

46′ Starton pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë, Kroaci-Angli, 0-1. Start i jashtëzakonshëm për djemtë e Sauthgejtit, me Tripier që në goditje dënimi ka shënuar një gol të bukur, duke befasuar kroatët. Më pas, “Tre Luanët” kanë pasur edhe raste të tjera, teksa djemtë e Daliçit ende nuk kanë dalë në lojën e tyre, ndoshta edhe sepse fizikisht nuk janë në maksimum. Sakaq, Herri Kejn ka pasur rastin të dyfishojë, por ka shpërdoruar në mënyrë të pabesueshme.

45’+1 Mbyllet pjesa e parë

43’ VRSALJKO! Goditje nga distanca e nr.2 kroat: goditje që përfundon mbi traun e portës

36’ LINGARD! Aksion i manovruar nga Anglia me Ali që shërben shokun e skuadrës në pozicion të favorshëm: nga 25 metra, topi i goditur është jashtë kuadratit

996384428

30’ KEJN! Çfarë rasti i bujshëm dhe flagrant për sulmuesin e Anglisë: Lingard, i aftë të pasojë, gjen sulmuesin e Totenhamit, në fije të pozicionit jashtë loje. Subasiç pret në mënyrë të mrekullueshme, topi mbetet aty, por sërish anglezi nuk përfiton dhe godet shtyllën disa centimetra larg

19’ PERISIÇ! Goditje me të djathtën nga distanca, topi që përfundon jashtë, teksa Pikford tentoi ta kapte. Ka edhe devijim, por arbitri Çakër nuk pa asgjë

15’ MEGGAJER! Anglia provon sërish, por goditja me kokë e mbrojtësit përfundon jashtë.

14′ Anglia është duke fluturuar nga krahët. Sërish një kros, Meguair tenton me kokë, por jashtë për pak. Do ishte goli i dytë ‘i rëndë’ i karrierës.

996381252

 

5′ GOL ANGLIA! Start ëndrrash për Tre Luanët. Sterling fiton një faull jashtë zone, ekzekuton në mënyrë perfekte Tripier, i cili feston golin e parë me kombëtaren!

1′ NIS NDESHJA

Është momenti i së vërtetës për Kroacinë dhe Anglinë, dy skuadra që shiheshin si surpriza të mundshme në fillim të Kupës së Botës dhe i kanë respektuar parashikimet, duke qenë tashmë mes 4 më të mirave në botë, një arritje e jashtëzakonshme për të dyja palët. Kroacia e kishte arritur vetëm në vitin 1998 gjysmëfinalen e Botërorit dhe tashmë kërkon të rishkruajë historinë, sepse e ndajnë vetëm 2 ndeshje nga trofeu më i rëndësishëm në planet. Në dy ndeshjet e shkuara Kroacia ka fituar me 11-metërsha kundër Danimarkës dhe Rusisë, sinjal shqetësues, sepse lodhja fizike mund të ndihet shumë, ndaj një rivali në formë perfekte.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *