Merr fund, Valeta barazon ndaj Kukësit

KUKËSI – VALETA          0-0

90’+3 KUKËSI PRANË GOLIT! Kros nga Rrumbullaku nga këndorja, Shameti me kokë, jashtë. I pafat qend?7rmbrojt?7si!

83′ VALETA  AFËR GOLIT! Valeta tani po luan shumë mirë, por nuk di të shënojë. I vetëm me portierin Frashëri, Santiago Malano godet rrjetën e jashtme!

82′ VALETA  AFËR GOLIT! Kundërsulm i shpejtë, Valeta tenton dhe portieri Frashëri eviton golin duke grushtuar shkëlqyeshëm. Kukësi po vuan sot!

81′ Çyrbja vrapon bukur nga e djathta e sulmit dhe kalon një mbrojtës. Më pas pasim i bukur te Uilliam Kordeiro, por braziliani gjuan lehtë, në qendër, me portierin maltez që pret.

72’- Piçolo ka një mundësi të mirë, pasi godet në dalje të zonës, por largon Qaqi në këndore.

71’ Plaku avancon në zonën e Valetës, por ndërhyn një prej mbrojtësve miq në momentin e fundit.

69’ Shkodra provon nga një goditje dënimi, topi devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

60′ Ndeshje e dobët nga Kukësi. Valeta e kontrollon mirë dhe duket se po shkohet drejt barazimit pa gola, duke parë sulmet e pakta.

48’ – Çyrbja pati një mundësi ideale, por në momentin e fundit u vonua.

NIS PJESA E DYTË

PUSHIMI I NDESHJES – Zero gola, pak emocione dhe shumë ekuilibër. pritej një Kukës më dominues, por Valeta ka luajtur realisht mirë dhe pati edhe rastin më të mirë të ndeshjes.

36′ VALETA HUMBET RASTIN E NDESHJES! Sulmuesi kryesor Fontanela del i vetëm me Frashërin, por gjuan shumë keq dhe topi transformohet nga gjuajtje në kros, që nuk e arrin askush. Me fat Kukësi!

26’ Santiago tenton nga e majta, pret Frashëri. Valeta nuk ka ardhur vetëm për t’u mbrojtur.

20′ RAST I SHKËLQYER PËR KUKËSIN! Kundërsulm i shpejtë, Plaku pason në qendër te Musolli, i cili nga jashtë zone godet fort me të majtën, por paksa jashtë. Po e rrit ritmin Kukësi, pas një fillimi të barabartë. Ndërkaq, Valeta merr kartonin e parë të verdhë të ndeshjes, pas një faulli të rrezikshëm ndaj Rrumbullakut.

5′ Dy goditje nga këndi rresht për Kukësin, në krosin e dytë nga Shkodra Qaqi me kokë godet, por jashtë. Sinjali i parë për Kukësin, por Valeta e ka nisur mirë dhe është ngacmuese në sulm.

ORA 19:00 KA NISUR SFIDA!

ORA 18:58 – Ekipet në fushë, gjithçka gati!

ORA 18: 55 – Shumë pak tifozë për Kukësin, ndoshta rreth 200. Pritej numër shumë më i madh, është Champions League, por ndikon edhe vapa, apo fakti që jemi në kulmin e Kupës së botës.

ORA 18: 50 – Stadiumi “Loro Boriçi” është thuajse bosh. Dallohen edhe disa tifozë maltezë, që kanë sfiduar udhëtimin dhe temperaturat e larta.

Kukësi dhe Valeta përballen prej orës 19:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërkohë që të dy trajnerët kanë përzgjedhur edhe formacionet me të cilat do ta nisin takimin. Te verilindorët ndryshimet janë të shumta dhe vihet re pozicionimi i Rrumbullakut në mesfushë. Në portë është Frashëri, që k fituar duelin me Malokun, ndërkohë që janë disa debutuesit në këtë takim.

Qaqi luan në mbrojtje krah kapitenit Shameti, kurse nga krahët pozicionohen Uilliam dhe Zguro të ardhur tani në verë. Plaku ka marrë përsipër sulmin, ndërkohë që Çyrbja në krahun e djathtë duhet ta bëjë vijë. Kanë shpëtuar treshja e mesfushës nga vjet. Shkodra, Musolli dhe Dzaria janë titullarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online