DIREKT/ Luftëtari nuk ndalet, Liçaj realizon golin e avantazhit

0

Mbyllen pjesët e para të tre ndeshjeve të para të javës së 25-të. Në Shkodër barazim pa gola me të dyja skuadrat mjaft të kujdesshme dhe pak raste për t’u shënuar.

Në Lushnje gëzimi i vendasve ka zgjatur shumë pak, edhe pse e panë veten në avantazh, ishte Uzuni që vendosi gjithçka në baraspeshë. Në Gjirokastër një ndeshje mjaft interesante. Guri i dha avantazhin kuksianeve, por Abazaj pak minuta para fundit të pjesës së parë shënoi një gol fantastik.

 

Lushnja 1-3 Laçi

Shënues: Pepa 27’/ Uzuni 33′, 58′, Qaqi 69′

GOLAT

27′ – Pas një harkimi të bukur, Pepa me kokë godet dhe çon topin në fundin e rrjetës së Vatës

33′ – Laçi reagon menjëherë dhe gjen golin e barazimit, pas një goditje të saktëtë Uzunit në hyrje të zonës

58′ – Uzunii vigjilent, shfrytëzon një dalje të gabuar të portierit vendas, dhe realzion golin e dytë.

69′ – Pas një goditje dënimi, Spaho nuk kontrollon siç duhet dhe Qaqi nuk e ka të vështirë të shënojë.

Lushnja: Spaho, Ruço, Koreshi, Bufasi, Mone, Alushi, Gava, Papa, Canka, Branica (Meto 72′), Pepa. Trajner: Dritan Çuko. Të gatshëm: Bejte, Taullau, Përgjini, Dervishi, Byzhyti, Çelaj.
Laçi: Vata, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shala, Lulaj (Zogaj 89′), Kallaku, Lushkja, Shtubina (Xhixha 57′), Uzuni, Rexhinaldo (Bushi 87′). Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Selmani, Maikon.

Kartonë të verdhë: Alushi 14′, Papa 71’/ Lulaj 25′, Fangaj 73′

Karton i kuq: Alushi 60′

Luftëtari 2-1 Kukësi

Shënues:Abazaj 44’/ Liçaj 63′ Guri 24′

GOLAT

24′ – Aksion i bukur i Kukësit, Kale i jashtëzakoshmëm me pasimin e tij për Gurin dhe shkodrani vjen nga pas shpinës së mbrojtjes dhe gjen golin e avantazhit.

44′ – Aksion perfekt i vendasve, Abazaj i vetëm me Koliçin me shumë qetësi realizon golin e barazimit.

63′ – Nga e majta Ferreira harkon brenda zone, pas një devijimi të lehtë, topi shkon te Liçaj që me kokë mposht Koliçin.

Luftëtari: Athanasopoulos, Liçaj, Rapa, Jakovljeviç, Ferreira, Aleksi, Ramadani, Rroca (Beqiri 90′), Bregu, Abazaj (Demo 83′), Minga (Rapo 79′). Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Janku, Lamçja, Aurelio.
Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Alla, Shameti, Rrumbullaku, Ethemi, Dzaria (Peposhi 74′), Musolli, Shkodra (Hoxha 80′), Kale, Guri. Trajneri: Peter Pakult. Të gatshëm: Frashëri, Imami, Koldashi, Ymeraj, Ebipi.

Kartonë të verdhë: Liçaj 22′, Abazaj 44′, Athanasopoulos 86’/ Alla 24′, Guri 71′

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.