DIREKT/ Hila shënon dhe të tretin për Teutën

Partizani ende synon vendin e tretë por i duhet menjëherë reagim pas tre ndeshjeve pa fitore, sidomos pas barazimit me Partizanin. Në një stadium të boshatisur do të presë Teutën që kërkon me çdo kusht të mos dalë pa pikë, pasi Kamza nuk doli duarbosh me Luftëtarin. Një takim shumë interesant.

Partizani 1-3  Teuta

Shënues: Batha 16’/ Çyrbja 41′, Hrkaç 63′, Hila 73′

GOLI

16′  – Bardhi ndalet në mënyrë të parregullt nga Alhasan dhe Xhaja akordon 11-metërsh. Batha merr përsipër ekzekutimin dhe nuk gabon.

41′ – Hakaj pason nga e djathta, Çyrbja godet saktë dhe barazon shifrat.

63′ – Hrkaç provon me të djathtën dhe këtë herë e çon topin në një kënd të paaritshëm për Hoxhën.

73′ – Hila lëviz bukur brenda zone dhe shmang Belicën e ë pas godet i vetëm me Hoxhën duke relaizuar golin e tretë për “djemtë e detit”.

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Sulejmani 68′), Gojkoviç, Belica, Trashi, Batha, Bardhi, Telushi (Mala 62′), Asani, Abdurahimi (Kotobelli 63′), Progni. Trajner: Klevis Dalipi. Të gatshëm: Xhika, Kalari, Culum, Fejzullahi.

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hila, Hrkaç (Dediç 78′), Alhasan (Beqja 52′), Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja. Të gatshëm: Kastrati, Bilali, Peqini, Lajthia, Vila.

Gjyqtarë: J. Xhaja, R, Avdo, E. Ganxhi, A. Beqiri.

Delegat: B. Çela; Vëzhgues: P. Aliko.

Kartonë të verdhë:  /Gjeorgievski 30′,Beqja  64′

EPISODET

19’ – Hrkaç hedh një top të gjatë, Shkalla del i vetëm me Hoxhën dhe provon të godasë, por nuk është i saktë.

23’  – Bardhi avancon para dhe tenton të godasë, Moçka grushton në rivënie anësore tentativën e lojtarit të Partizanit.

25’ – Aksion i bukur i miqve, Latif provon, por nuk gjen kuadratin, Çyrbja ndjek aksionin por goditja e tij devijohet nga një prej mbrojtësve vendas.

37’ – Hila tenton me një goditje të befasishme, spektakolare Hoxha me devijimin e tij duke i mohuar golin mesfushorit të Teutës.

46’ – Kruja harkon nga këndi, ka një përplasje mes Hrkaç dhe një prej mbrojtësve të Partizanit, pretendime për penallti nga ana e “djemve të detit”, megjithatë gjyqtari është afër dhe vendos që të vazhdojë lojën.

50’ – Hrkaç provon nga distanca, e gabuar tentativa e kroatit.

62’ – Hrkaç rrezikon sërish, me kroatin që shkarkoi të djathtën, por Hoxha është vendimtar me ndërhyrjen e tij.

82’ – Trashi tenton nga distanca, topi shkon ngjitur me shtyllën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *