DIREKT/ Franca një hap larg gjysmëfinales, Grizman shënon golin e dytë

URUGUAI   0

FRANCË   2

Shënues: Varan 40′, Grizman 61′

61′ – GOOOOL FRANCA! Grizman realizon golin e dytë për Francën. Sulmuesi francez goditi nga distanca, portieri Muslera i pasigurt nuk e grushton siç duhet, duke  i ndryshuar drejtim topit i cili përfundoi në fundin e rrejtës. Një gafë që mund të peshojë shumë pasi “gjelat” janë shumë pranë gjysmëfinales.

43’ –RASTI I ARTË PËR URUGUAIN!  Mundësi ideale për Uruguain. Pas harkimit nga e djathta, Kaseres godet me kokë, por Hugo Loris është i jashtëzakonshëm me pritjen e tij, duke bërë mrekullinë. Godin e ndjek aksionin, por edhe pse më pak se 1 metër larg portës gabon me goditjen e tij.

40’ – GOOOOL FRANCAFranca kalon në avantazh me anë të qendërmbrojtësit Varan. Grizman harkon bukur nga një goditje dënimin dhe mbrojtësi depërton në mënyrë fantastike në zonën e Uruguait dhe me kokë i realizon golin që po vendos fatin e takimit deri më tani.

35′ – Luhet një ndeshje shumë e kujdeshme, me të dyja skuadrat që janë shumë të vëmendshme në mbrojtje dhe duan në asnjë moment që të rrezikojnë të ndëshkohen.

15′ – Ndeshje e ekulibruar, me të dyja skuadrat që kujdesen shumë në mbrojtje dhe tentojnë që të befasojnë me kundërsulme. Uruguai duket disi më kërkues, megjithatë ende nuk e ka rreikuar seriozisht portën e Loris. Mbape në anën tjetër ka provuar me një goditje me kokë, por nuk gjeti dot kuadratin e portës.

5′ – Uruguai ka dhënë shkëndijën e parë të ndeshjes, megjithatë asnjë prej sulmuesve nuk ka mundur që të godasë.

1′- NIS NDESHJA!

Në orën 16:00 do të nisë dhe çerekfinalja e parë mes Francës dhe Uruguait. Kanë dalë dhe formacionet zyrtare, ku spikat mungesa e Edinson Kavanin, i cili pavarësisht se tentoi që të ishte gati deri wn minutat e fundit, nuk ia ka dalë që të jetë së paku nga minuta e parë.

Franca mundi Argjentinën në turin e shkuar dhe sot luan kundër një mallkimi, sepse nuk e ka mundur kurrë Uruguain në Kupën e Botës dhe në shekullin e ri as që ka shënuar fare në portën e amerikano-jugorëve në 5 përballje miqësore apo për Kupën e Botës.

Ndërkaq, Uruguai shkëlqeu ndaj Portugalisë, por në atë takim humbi sulmuesin kryesor Kavani për dëmtim dhe ylli i PSG-së, i cili e nis nga stoli ndeshjen sot. Natyrisht, një problem madhor për Tabarez, sepse pa Kavanin, Uruguai humbet forcë sulmuese dhe vetëbesim.

Edhe Franca ka një problem formacioni, sepse mesfushori Matuidi do të mungojë për pezullim. Në vend të tij do të luajë Toliso.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *