DIREKT/ Çmenduri në Çeki, Latifi barazon, por vetëm për pak sekonda

MLADA BOLESLAV – SKËNDERBEU     2-1

Shënues: Hramosta 42′, Janos  88’/ Latifi 86′

Kanë rezistuar vetëm 42 minuta të besuarit e Ilir Dajës, të cilët janë ndëshkuar nga Hramosta pas një largimi jo të saktë nga ana e Micit. Vendasit janë treguar mjaft agresiv në pjesën e parë, ku kanë goditur dhe shtyllën. Skënderbeu ende nuk ka dalë në lojën e tij dhe i vetmi rast për korçarët është shënuar nga Nimaga.

GOLI

42′ – Vendasit harkojnë një top nga e majta, Mici nuk largon ashtu siç duhet dhe Hramosta nga brenda zonës godet fort dhe kalon të tijtë në avantazh.

 

86′ – Shkodra vertikalizon për Latifin, goditja e tij e forë devijohet dhe vendos ekuilibrin.

88′ – Janos kalon vendasit përsëri në avantazh menjëherë pasi nis loja, me një veprim spektakolar mposht portierin Shehi.

Mllada Boleslav: Divish, Fleishman, Dagllas, Çmovsh, Fabian, Prikril (Janos 78′), Matejovski, Rada, Maresh, Hramosta (Magera 67′), Mebrahtu. Të gatshëm: Vejmola, Komlishenko, Levin, Takacs Kerestes. Trajner: Dushan Uhrin.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka (Shkodra 78′), Osmani (Dita 90′), Nimaga, Taku (Gavazaj 67′), Latifi, Plaku. Të gatshëm: Teqja, Lulaj, Xhejms, Gripshi. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtar: Alan Mario Sant, Roberto Vela, Luke Porteli , Malkolm Spiteri (Maltë).

Kartonë të verdhë: / Nimaga 45+1′, Plaku 63′, Radas 71′

Episodet

12′ – Nimaga jep shkëndijën e parë për Skënderbeun, tentativa e tij me të majtën përfundon në duart e portierit mik.

14′ –  Latifi gabon në pasim dhe Mebrahtu e gjen veten të vetëm përballë Shehit, i cili bën mrekullinë duke shpëtuar skuadrën korçare.

21′ – Me fat korçarët. Në ekzekutimin e një goditje dënimi, topi largohet nga mbrojtja e Skënderbeut, por përfundon tek Rada, i cili me të majtën godet fort, por gjen vetëm traversën.

29′ – Mebraht provon nga jashtë zone, Osmani ndalon topin dhe në tentativën për ta larguar e përplas tek Jashanica, pretendojnë për 11-metërsh vendasit, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor.

54′ – Matejovski tenton me një goditje nga jashtë zone, Shehi pozicional neutralizon topin.

61′ – Mebrahtu fiton duelin me dy lojtarë të Skënderbeut dhe gjen topin e harkuar nga e djathta, fatmirësisht për korçarët topi përfundon jashtë.

68′ –  Një top i devijuar nga mbrojtja vendase nuk arrihet nga Latifi, i cili humbet dyluftimin e shpejtësisë me portierin kundërshtar.

74′ – Plaku ngacmon portën vendase, topi devijohet dhe vjen goditja e dytë nga këndi për korçarët.

80′ – Mebrahtu shumë pranë golit, Shehi shpëton përsëri korçarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *