Partizani kërkon sulmues italian, e ndihmon agjenti i La Kameras

Aiman Napoli është objektivi i Partizanit për sulmin, pika më e dobët e kësaj skuadre në këtë moment, siç e pranoi edhe trajneri Mark Juliano dje. Lajmi publikohet nga tuttomercatoweb.com.

Bëhet fjalë për një sulmues 28-vjeçar nga Milano, i cili në karrierën e vet ka luajtur edhe në Serinë B, por prej vitit 2011 ka luajtur në Lega Pro, te Verona, Prato, Piza e Renate.

Në dy sezonet e fundit Napoli ka luajtur te Renate, me 11 gola në 57 ndeshje kampionati.

Napolin e do edhe Rexhiana, por avantazhi i Partizanit është se sulmuesi ka si agjent Xhovani Tateon, i cili përfaqëson mesfushorin La Kamera i cili ka firmosur për Partizanin dhe mund të shoqërohet nga Napoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online