Dinamo në Superiore? Saliaj “trembet” nga Vllaznia

Dinamo kishte përfaqesuesin e saj në FSHF gjatë hedhjes së shortit për kalendarin e sezonit 2018-2019. Administratori Ismet Saliaj foli për gjendjen e bluve dhe objektivin që kanë këtë sezon.

Ai pranoi se nuk do të jetë aspak e lehtë për t’u rikthyer në Superiore dhe këtë e lidhi edhe me faktin që kanë Vllazninë në grup.

“Kemi punuar mirë, jemi munduar të ndërtojmë një grup cilësor. Shpresojmë të luftojmë edhe për ngjitje në Superiore. Është shumë e vështirë duke pasur në grup edhe Vllazninë, por do të luftojmë deri në fund”, tha Saliaj pas hedhjes së shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *