“Diktatori” Guardiola privatizon çmimin prestigjioz në Premier Ligë

Pep Guardiola po kthehet në një “diktator” në Angli, sepse ka fituar sërish çmimin Menaxheri i Muajit në Premier Ligë.

Është triumfi i katërt rresht për trajnerin e Mançester Sitit, që po dominon Premier Ligën.

Trajneri katalan ishte bërë trajneri i dytë në histori që e fitonte këtë çmim për tre muaj rresht, pas Antonio Kontes.

Tani Guardiola vendos rekord të ri, sepse askush më parë nuk është shpallur trajneri më i mirë për 4 muaj rresht.

Ndërkaq, Herri Kejn është shpallur Lojtari i Muajit për dhjetorin, çmim i pritshëm për sulmuesin e Totenhemit, i cili në dhjetor shënoi tregolësh në dy ndeshje rresht, duke u bërë shënuesi më i mirë i vitit 2017 në Europë, me 39 gola në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *