Diego Kosta “burgoset” në Londër, Çelsi e federon për kampionat

0

Nuk ka pasur fund të lumtur odiseja e Diego Kostas, i cili ka pritur gjithë verën në Brazil, me shpresën se Çelsi do ta shiste tek Atletiko.

Edhe pse nën kontratë, sulmuesi refuzoi të kthehej në Angli, i justifikuar nga fakti se trajneri Antonio Konte i nisi mesazh në fillim të veers se nuk e kishte më në planet e tij.

Gjithsesi, oferta e Atletikos nuk iu afrua asnjëherë çmimit të vendosur nga Çelsi, rreth 50 milionë sterlina.

Tani klubi anglez e ka përfshirë Kostën në listën e të federuarve për kampionat, shenjë se sulmuesi mund të luajë, duke parë që në sulm është vetëm Morata. Natyrisht, varet a do të pranojë Kosta, tashmë i vendosur të mos kthehet në Angli.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image