Derbi historik, Barcelona zbavit dhe vendos rekord

Për herë të parë në histori, Barcelona luajti një derbi me Zhironën në La Liga. Një sfidë mjaft interesante, sepse Zhirona këtë sezon po shkëlqen, duke mos e vuajtur faktin që është ekip debutues.

Fillimi ishte tronditës për Barçën, sepse Portu shënoi për miqtë që në minutën e tretë. Gjithsesi, Suarez barazoi dy minuta më vonë me Suarez, shërbyer nga Lionel Mesi. Spektakël i sulmit blaugrana në vazhdim, sepse Mesi shënoi në minutën e 30-të pas pasimit nga Suarez, Mesi shënoi vetë në minutën e 36-të dhe Suarez në minutën e parafundit shënoi me pasim të Kutinjos.

Braziliani golin e parë në Spanjë e kishte shënuar me asist të Suarezit, ndaj duket se i ktheu borxhin. Nuk mbaroi aty bashkëpunimi mes tyre, sepse në minutën e 66-të Suarez pasoi dhe Kutinjo shënoi.

10 minuta më vonë Suarez shënoi edhe një gol, këtë radhë pasuar nga Dembele, titullar më në fund. Rekord për Barcelonën, 32 ndeshje rresht pa humbje në kampionat, me 27 fitore, ecuria më e mirë për klubin, e dyta më e mirë në histori, sepse Real Sociedadi regjistroi 38 ndeshje rresht pa humbje nga prilli 1979 deri në maj 1980.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *