Dëmtimi gjunjëzon Arbrin, mbrojtësi ndahet nga futbolli

0

Vetëm 28 vjeç, në atë që quhet kulmi i karrierës për një futbollist, Polizoi Arbri detyrohet të ndahet nga futbolli.

Një karrierë në nivele të larta, me shumë vite në elitë, duke luajtur me shumë klube, gjithnjë i palodhur, derisa një dëmtim i rëndë i shkatërroi karrierën.

Verën e shkuar mbrojtësi nga Berati shkoi te Kukësi, por që në fillim të sezonit u dëmtua rëndë.

Titullin kampion nuk e ndien të tijin, sepse luajti vetëm javën e parë të kampionatit, ndërsa tani vjen vendimi i hidhur: fund me futbollin, fitoi dëmtimi!

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.