Skënderbeu ende në treg për sulmues, asnjë afrim në prag të turit të dytë

Nuk do të ketë asnjë blerje të re për turin e dytë të Europa League, edhe pse klubi kishte mundësinë dje të regjistronte edhe ndonjë lojtar tjetër. Drejtuesit kishin ditë të tëra që ishin vënë në lëvizje për të afruar të paktën një futbollist, i cili pritej të ishte sulmues. Vendimi më i fundit ka qenë ai i mbrëmjes së djeshme, teksa nga Kazakistani, menaxheri i përgjithshëm i Skënderbeut, Gerhard Takaj, tha për gazetën se nuk do të ketë asnjë emër të ri për këët tur.

Kemi studiuar të gjitha ofertat dhe sugjerimet që na u bënë gjatë kësaj kohe dhe ishte një kohë shumë e shkurtër për të vendosur. Ne mund të federonim ndonjë lojtar, por nuk donim që të nxitoheshim dhe të bënim një zgjedhje të gabuar. Me pak fjalë, nuk kemi asnjë emër të ri dhe lista do të jetë e njëjta me turin e parë të Europa League”, u shpreh Takaj për gazetën.

Drejtuesit zgjodhën të mos shpenzonin ndonjë shumë marramendëse për këtë tur, pasi përballë është Kairati dhe nëse nuk do të kalohet më tej, atëherë ky investim do të shkonte kot. Por, nëse skuadra do të arrijë të kalojë më tej, të ardhurat do të shtohen dhe klubi do të lëvizë për të afruar të paktën dy lojtarë cilësorë.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online