Cungu: Luajtëm mirë dhe e merituam, në merkato dua një… sulmues

0

Kukësi arriti një fitore të rëndësishme përballë Skënderbeut. Një gol i brazilianit Kordero i dhuroi tre pikët ekipit verilindor dhe një fakt i tillë e ka kë kënaqur Armando Cungun. Trajneri i Kukësit ka folur pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport, duke analizuar ndeshjen përballë kampionëve në fuqi.

MOMENTI – “Do të shikojmë pas rikthimeve. Është herët për të folur për javët e tjera. Po kalojmë një moment të mirë. Duhet të vlerësohet shpirti i garës dhe karakteri, më pas të flasim për sistemin e lojës.”

REXHINALDO – “Është një lëvizje jo e menduar mirë, pasi mund të dilte i vetëm me portierin. Ka pasur shqetësimet e tij këtë javë dhe ndaj nuk e aktivizova titullar. E pashë të arsyeshme gjatë lojës ta aktivizoje, pasi Shpehar harxhoi shumë energji. Rexhinaldo shpresojmë që të jetë në gjendje më të mirë në të ardhmen. Ka pasur probleme, shqetësime prej 3 javësh. Natyrshëm, ka luajtur për 90 minuta në dy ndeshjet para kësaj, edhe sot ishte një terren i rënduar. Pasi folëm me mjekët vendosëm që të mos e sakrifikoj për të mos e rënduar situatën e tij më tepër. Nuk mendoj se duhet të mendojë sportisti për të vonuar lojën, për të marrë ndonjë faull, apo për të marrë ndonjë anësore. Është momenti dhe duhet të marrësh një vendim. Nuk është hera e parë që lojtarët nuk marrin vendimin e duhur në momentin e caktuar. Nuk mund ta vëmë para përgjegjësisë. Ka momente që gabojmë të gjithë.”

NDESHJA – “Si në pjesën e parë edhe në të dytën ushtruam presion. Me pak kujdes edhe mund të shënonim golin e dytë. Ai jep maksimumin në fushën e lojës. Kjo ishte arsyeja pse i dhashë 20 minuta. kalaja është lojtar krahu. Ka pasur minuta dhe do të ketë minuta,m por anësorët kanë treguar se kanë një formë të mirë dhe po marrim frytet e lojës së tyre. Po na japin jo vetëm pikë por edhe ritëm, si Çyrbja ashtu dhe Ethemi.”

EKIPI – “Kemi vështirësi në fakt, por ekipi po luan mirë dhe po argëtohet. Po krijojmë mundësi shënimi. Kishim raste të pastra në pjesën e parë, por nuk ia arritëm. Rëndësi ka që ekipi po luan mirë dhe po marrim edhe pikët. Rëndësi ka të marrim pikët, pavarësisht nëse gabon portieri kundërshtar ajo jo, ne nuk i bëjmë presion askujt. Ne do i marrim ndeshjet një e nga një. E rëndësishme është që të jemi të përqendruar maksimalisht te ndeshja e radhës.”

MERKATO – “Jam i kënaqur nga ky ekip dhe do të mbështem te kjo skuadër. Konkurrenca forcon ekipin dhe nuk i bën dëm askujt, përkundrazi ndihmon për të marrë rezultate. Unë jam për të bërë pak lëvizje, edhe në verë, jo vetëm në dimër.
Vuajmë për të shënuar dhe shihet se ku ka nevojë për të ndërhyrë në merkato.”

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.