Cungu do afrime, ndaj Torpedos katër rikthime

0

Kukësi beson ende se mund të marrë një kualifikim të çmendur ndaj Torpedos edhe pse u mund thellë 5-2 në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League-s. Penalltia e kthyer në gol nga Plaku 2 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe minuta e fundit të ndeshjes në Tbilisi bëjnë që te Kukësi të shpresojnë se në “Elbasan arena” do të marrë një fitore 3-0.

Trajneri Armando Cungu, pas ndeshjes së mbrëmshme u shpreh shumë hapur se do të shikonte pozitën e tij nëse nuk do të kishte afrime në merkato, por si fillim do tneojë mrekullinë me grupin aktual që ka, edhe pse do të ketë një “arsenal”më të bollshëm për takimin e radhës. Normalisht, përforcimet priten për pas ndeshjes së kthimit me Torpedon, por shkodrani duhet të gëzohet se për ndeshjen e së enjtes do të ketë disa rikthime shumë të rëndësishme.

Albi Alla, Edis Maliki, Valon Ethemi dhe Dino Shpehar do të jenë nën urdhrat e trajnerit. Alla e shleu kartonin e kuq të marrë në Azerbajxhan. Maliki dhe Ethemi nuk ishin në ndeshjen e parë për shkak vizash, ndërsa Shpehar me shumë gjasa do të jetë i gatshëm, pasi shqetësimi në këmbën e djathtë nuk ka qenë dhe aq serioz. Për kroatin është pikëpyetja më e madhe, ndërsa për tre lojtarët e tjerë nuk ka asnjë dilemë, por do të jetë tekniku Cungu ai që do të vendosë se kujt do i japë minuta.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.