Çmenduri kineze, Atletiko shet dy nga yjet e vet

Milionat nga kampionati kinez joshin gjithnjë e më shumë yjet e futbollit europian dhe duket se kanë qenë false lajmet se shteti kinez do të ndalonte investimet madhore për të afruar lojtarë të rëndësishëm në Superligën e vendit aziatik.

Sot Atletiko e Madridit ka zyrtarizuar shitjen e dy prej yjeve të vet, sulmuesit Janik Karrasko dhe mesfushorit Niko Gaitan.

Klubi i tyre i ri është Dalian Jifang, që kohët e fundit ka bërë investime të rëndësishme, duke blerë edhe mbrojtësin Zhoze Fonte nga Uest Hemi.

Karrasko u bashkua me Atletikon në vitin 2015, duke luajtur 124 ndeshje, me 23 gola e 17 asiste. Këtë sezon Karrasko ka luajtur 28 ndeshje dhe është lojtar i rëndësishëm, duke shënuar edhe në finalen e Champions League, ndaj duket disi e çuditshme shitja e tij, por natyrisht bëhet fjalë për miliona, rreth 8.8 milionë euro në sezon paga për belgun.

Ndërkaq, Gaitan ka luajtur më pak këtë sezon ndaj largimi i tij nuk konsiderohet humbje e madhe, edhe pse bëhet fjalë për një futbollist të kombëtares argjentinase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *