Çfarë dueli në Kosovë, drejt finales Drita-Prishtina!

0

Në Superligën e Kosovës u luajt sot për javën e 29-të dhe natyrisht vëmendja është e gjitha të gara për titull, me Dritën dhe Prishtinën që po shkojnë drejt një finaleje të madhe në javën e fundit.

Drita fitoi sot 3-1 ndaj Feronikelit, në një ndeshje dramatike. Ndonëse pa objektiva, Feronikeli luajti mirë dhe shënoi në pjesën e parë, ndërsa përmbysja erdhi në pjesën e dytë por dy gola u shënuan në minutat 89 e 90, i avantazhit me penallti. Humbja e parë për Sulejman Starovën në Kosovë, ndërsa Drita mban 3 pikë pas Prishtinën e vendit të dytë, që sot fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Llapit, me 3 gola të shënuar që në gjysmë orën e parë të ndeshjes.

Tashmë duket se do të jetë java e fundit vendimtare, kur Drita të presë Prishtinën, në një finale të madhe.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.