Çelsi në kërkim për trajnerin e ri, Abramoviç kthen sytë nga një “ish”!

0

Mauricio Sarri mund të quhet lirisht trajneri i ri i Juventusit, me italianin që do të lërë Çelsin për t’u rikthyer në Serie A. Gjithsesi, ende asgjë nuk është zyrtare, pasi klubi anglez kërkon të gjejë fillimisht zëvendësuesin për Sarrin.

Kërkimet kanë nisur në kampin londinez, teksa favorit duket Rafael Benitez. Trajneri spanjoll, i cili e ka drejtuar dhe në të shkuarën Çelsin, duket se është i preferuari i bosit të klubit, Roman Abramoviç.

Benitez kur u prezantua te Çelsi

Drejtuesit e bluve kanë nisur kontaktet me Benitez siç raportohet nga mediat angleze, por duhet të kujtojmë që tekniku spanjoll është në kontratë me Njukasëll Junajtid.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.