Bushi: Nuk na ka bërë kurrë vaki një situatë e tillë, me kaq shumë mungesa

Nga Sllovakia, te Sllovakia, duke folur për humbjen e pësuar këtë javë, defektet, lojtarët që luajtën dhe ata që nuk ishin, Alban Bushi bën skanerin e Shqipërisë U-21 para nisjes për në Sllovaki, ku më 27 mars do të luajmë sërish për kualifikueset e Europianit.

HUMBJA NDAJ SLLOVAKISË – “Me kaq shumë mungesa, është e vështirë të bësh ekip. Ramadani dhe Abazaj ndikuan shumë në rënien e nivelit të skuadrës, humbëm për gabime individuale. Kisha frikë se kishim lojtarë pa minuta në këmbë dhe kjo ndodhi. E dominuam lojën, por dhe gjyqtari na dëmtoi. Kërkoj maksimumin dhe në Sllovaki dhe duam të bëjmë lojën tonë. Ne sulmojmë, duam të jemi zotër të fushës. Nuk kemi patur rezultate, por kemi patur probleme në mbrojtje. Para një viti kishin bërë fazë përgatitore, ndërsa tani jo, ndaj kjo ndikoi. Reparti i mbrojtjes janë kategoria e tretë  e Italisë.

OPTIMIZMI – “Kjo kombëtare ka shumë potencial, pasi trajneri i kombëtares A merr 3 lojtarë nga ne. Kjo do të thotë se ka shumë cilësi. Manaj mund të merret dhe mund të shkojë atje. Ai erdhi bëri maksimumin. Shqipëria do ketë probleme kë do të zgjedhë. Ne kemi probleme me mbrojtjen, e ardhmja është goxha e mirë. Kumbullën do ta marrim pranë ekipit”.

MUNGESAT – “Si këtë radhë nuk ka bërë vaki asnjëherë. Çekiçi dhe Maloku janë me probleme. Çekiçi ndoshta nuk luan. Bare është mungesë e madhe. Panuçi prandaj e afroi. Do e kemi problem, por kam besim te lojtarët që do të luajmë. Krymi do të luajë. Nuk do rrimë në mbrojtje. Çinari është lojtar i mirë, kam shumë besim tek ai.

 

KOSOVA –  “Nuk e konsideroj problem, nuk më intereson fare. Nëse një lojtar flet shqip, unë do e kontaktoj. Ai i Kosovës mund të vijë te kontaktojë Manajn, i cili zgjedh vetë”.

One thought on “Bushi: Nuk na ka bërë kurrë vaki një situatë e tillë, me kaq shumë mungesa

  1. Ju e dinit qe kishit mungesa ,shum bukur,pas golit te dyte kur ishim ne avantazh duhet te boje “katenaco”
    Se ju e dinit se sa takat kishin lojtaret,
    Nuk mund te luash ne sulm gjithe kohes kur e di qe te duhen piket.??

Leave a Reply to Alton Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *