Bundesliga pritet të nisë në mesin e majit, klubi gjerman njofton 3 lojtarë të infektuar me Covid-19

Bundesliga është një nga kampionatet e forta europiane që hodhi i pari hapin për të rinisur edhe një herë sezonin e lënë përgjysmë. Pavarësisht situatës nga koronavirusi, në elitën e Gjermanisë prej disa kohësh kanë nisur stërvitjet me grupe të vogla lojtarësh, ndërsa në mesin e muajit te ardhshëm pritet të nisin edhe ndeshjet. Por ekipi i Këlnit njofton se tre prej lojtarëve të tyre janë prekur nga Koronavirusi, ndësa mësohet se nuk kanë shfaqur simptoma.

Klubi ka respektuar privatësinë e futbollistëve të tij dhe ka vendosur të mos bëjë publikë emrat. Ndërkohë bën me dije të gjithë se lojtarët janë karantinuar dhe do ta ndjekin këtë procedurë për 14 ditë. Megjithatë kjo nuk do të ndalë stërvitjet e skuadrës, që do të vijojnë normalisht ashtu sikurse kanë bërë këto, sigurisht nën masat e vendosura të sigurisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *