Sa shumë që fiton Tirana nga Europa! Para, prestigj dhe atraktive për lojtarët e Kombëtares

Nga Klaudio Ndreca

Pas shumë vitesh vuajtje për Tiranën, në këtë sezon mund të shohim fytyra të lumtura bardheblu. Kryeqytetasit gjenden në vendin e parë dhe duke kryesuar me meritë, ndërsa janë duke përjetuar vetë ëndrrën me Egbon. Teksa jemi ende në pritje të përgjigjes nga ana e Qeverisë sesi do të vazhdojë kampionati, në të dyja rastet të përgjigjes, Tirana është me një dorë tek titulli.

Tashmë pritet për kalimin në Europën e munguar dhe “Champions League” më saktësisht, e përfitimi do të jetë i madh nga bardheblutë. Shuma të mira parash merren për një klub shqiptar, duke parë realitetin tonë të buxhetit, për çdo fitore të arritur. Njëkohësisht klubi do të kthehet edhe në një treg të mirë për të huajt.

Nëse marrim një rast konkret këtu, atë të Ernest Muçit. Sulmuesi i Tiranës mund të shitet aktualisht rreth 250 mijë euro, jo më tepër. Por nëse futbollisti i talentuar do të paraqitet në Europë me skuadrën bardheblu, atëherë do të ketë një rritje të çmimit të tij. Kështu vlera mund të mbërrijë afërisht deri në 500 mijë euro, por njëkohësisht Tirana ka gjithë të drejtën që të kërkojë edhe 20% të kartonit për ta mbajtur e të ketë sërish fitim nga një transferim i radhës.

Sigurisht që e gjitha kjo varet nga performanca e Muçit, por që duke parë kualitetet e tij, nuk ka për të zhgënjyer. I njëjti shembull mund të vazhdojë edhe me lojtarë të tjerë, për të mbushur arkat e klubit dhe për të investuar më tepër. Njëkoh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online