Napoli hyri në garë për të, në Itali rrëfejnë të shkuarën e Muriqit: Rrinim 50 veta në bodrum, hanim vetëm bukë me qepë

Listës së skuadrave të interesuara për shërbimet e Muriqit i është shtuar edhe Napoli. Këta të fundit pritet të hyjnë në një krizë për sulmues, teksa Mertens dhe Milik janë pranë largimit. Për këtë arsye zëvendësuesin e shohin nga radhët e Fenerbahçes. Statistikat flasin lart për lojtarin shqiptar, që ka shprehur edhe vetë dëshirën të largohet në fund të sezonit.
Ndërkohë nisur nga këto zëra, media napoletane: “MondoNapoli”, ka vendosur të tregojnë edhe anën tjetër të jetës së Muriqit, atë të fëmijërisë së tij të vështirë. Sulmuesi dardan ka përjetuar luftën me Serbinë, vuajtjet e së cilës i ka ndarë me të gjithë. Të gjendur mes ankthit, tmerrit dhe frikës së përditshme, Muriqit dhe shumë prej shqiptarëve të tjerë në atë kohë i është dashur të jetojë nën kushte që askush nuk do të dëshironte t’i kishte.

“Kemi qendruar në një shtëpi me 50-55 persona dhe kemi fjetur mbi shishe në një qilar për 2 ditë. Kishim 2 litra qumësht çdo ditë për të ushqyer 50 njerëz. Në ishim fëmijë dhe kur kërkonim ushqim nënat tona mbusheshin me të qarë, sepse nuk kishin se çfarë të na jepnin. Hanim bukë dhe qepë në mëngjes, drekë dhe darkë. Serbët gjithashtu erdhën te ne, morën gjërat tona me vlerë së bashku me paratë dhe na thanë se do të na bombardonin shtëpitë nëse nuk ia mbathnim brenda 2 orëve. Jemi mbrojtur nga Zoti”, janë fjalët e rrëfyera nga Vedat Muriqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online