Bundesliga në kaos nga VAR-i, episodet e dyshimta do të transmetohen edhe në stadium

Para pak ditësh në Gjermani plasi një çështje në lidhje me teknologjinë VAR, sepse u zbulua që shefi Helmut Krug urdhëroi akordimin e një penalltie në favor të Shalkes, duke tejkaluar kompetencat dhe duke dalë mbi asistentin video Marko Fric, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e Shalkes kundër Volfsburgut (1-1). Në atë takim Krug mësohet se ka urdhëruar dhënien e një penalltie në favor të Shalkes, ndonëse arbitri VAR ishte kundër, ndërsa në fund nuk u akordua një penallti e pastër kundër Shalkes. Si për koincidencë, Krug është nga Gelsenkirshen dhe në karrierën e vet si arbitër në vitet ’90 nuk e drejtonte kurrë Shalken, për të mos krijuar dyshime.

Tai Federata Gjermane ka vendosur: në vend të Krug emërohet Luc Mihael Frëhlish, i cili menjëherë ka lajmëruar se tani e tutje përballë monitorit do të jenë dy asistentë, njëri duke ndjekur ndeshjen dhe tjetri duke parë episodet e dyshimta, që tani e tutje do të transmetohen edhe në ekranet gjigante në çdo stadium, për transparencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *