“Bomba” e PSG-së, marrëveshje me Obamejang

0

Një ndër sulmuesit më të kërkuar në tregun botëror, Pier-Emerik Obamejang, është praktikisht një lojtar i PSG-së.

Sipas Bild, sulmuesi i Borusias së Dortmundit (119 gola në 188 ndeshje) ka arritur marrëveshjen me klubin francez për një kontratë 4-vjeçare, me 14 milionë ero neto në sezon, një shifër e frikshme, që pak klube në botë janë të aftë ta përballojnë.

Ndërkaq, për Dortmundin janë gati 70 milionë euro, shifër e kënaqshme, edhe pse klubi gjerman shpresonte te ankandi, por Reali i Madridit dhe klubet angleze nuk kanë shfaqur interesim real.

Në këtë mënyrë, Obamejang kthehet në kampionatin që e bëri të famshëm, sepse në Ligën 1 ka luajtur me Lilën, Monakon dhe Sent Etienin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image